Aurela i jep meritat ekipit punues.
Artistja e njohur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka fituar edicionin e 17-të festivalit ‘Netët e Klipit Shqiptar’, i cili u mbajt në Ulqin mbrëmjen e kaluar.
Gaçe arriti të rrëmbente trofeun e madh me projektin e saj ‘Veten Dua Gjallë’, i cili u publikua në muajin shkurt të këtij viti.

Vetë Aurela tregoi emocionet e një momenti të tillë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke falenderuar edhe të gjithë bashkëpuntorët e saj.
“Mbrëmë u zhvillua edicioni i 17-të i ‘Netëve të Klipit Shqiptar’. Klipi i këngës ‘Veten dua gjallë’ mori çmimin e madh në të gjithë komponentët. Sigurisht këtu është meritë e një ekipi të madh që punon për të sjellë copëza jete në formën e mini-filmit”, ka shkruar Aurela krah postimit ku nuk ka hezituar të përmendë të gjithë bashkëpuntorët të cilët kanë kryer punën e tyre në këtë projekt.
Në këtë postim nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit e Aurelës, të cilët kanë pohuar se këngëtarja e meritonte maksimalisht këtë çmim.
https://www.instagram.com/p/CBsazfygKu4/?utm_source=ig_web_copy_link
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...