Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari tha se kryeministri Rama kërkon që t’i ikë dakordësisë së arritur për reformën zgjedhore pasi kërkon që të bllokojë procesin e integrimit të vendit tonë në BE.
Ai tha se Ramës i intereson kaosi.
“Rama është dredharak dhe tentoi që t’i ikë dakordësisë, si për të zgjidhur një krizë politike ashtu edhe për të çuar përpara një reformë zgjedhore. Asnjë partie nuk i intereson, pasi pikë së pari i intereson qytetarëve dhe rivendosjes së demokracisë. Edi Rama i iku kësaj dakordësie, nxjerr në parlament deputetë të sponsorizuar nga ai, pasi i intereson kaosi. Gjithë kjo përpjekje te tij për të rrënuar këtë dakordësi, i intereson pasi do që të bllokojë procesin e integrimit.
Opozita ka kushtuar gjithë energjitë e saj në mënyrë që kjo marrëveshje t’u shërbejë qytetarëve të këtij vendit, procesit zgjedhor dhe integrimit. Unë besoj se do të ecë para se nuk ka ku të shkojë. Ramës i ka rënë maska i cili prish dakordësinë. Rama ka bllokuar parlamentin për këshillin lokal të Fierit ndërkohë nuk kalonin ligjet dhe proceset integruese. Është proces i bërë disa herë nga Rama, pasi do që të manipulojë procesin zgjedhor, sepse vetëm kështu ka shpresë për të zgjatur pushtetin e tij të degraduar”, tha ai për Ora News.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...