Tenisti i njohur rezulton pozitiv Covid-19

22:54 | 21 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Grigor Dimitrov komunikoi përmes llogarisë së tij në Instagram se ka testuar pozitiv për COVID-19.

Në këto ditë ai kishte marrë pjesë në Adria Tour, midis Serbisë dhe Kroacisë, së bashku me Djokovic, Aleksander Zverev, Thiem dhe Coric, me të cilin pati interpretuar edhe në një ndeshje basketbolli në Zadar, të enjten e kaluar, transmeton lajmi.net.

“Doja t’i njoftoja fansat dhe miqtë e mi se dola pozitiv për Covid-19”.

”Dua të sigurohem që kushdo që ka qenë në kontakt me mua në këto ditë të testohet dhe merr masat paraprake të nevojshme. Më vjen keq shumë nëse do t’i shkaktoja dëme edhe të tjerëve. Unë kam ardhur në shtëpi tani dhe po shërohem. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe ju lutem kini kujdes”, shkroi tenisti bullgar në Instagram.

Të ngjashme