Google ADS

Rezultatet preliminare: Vuçiq fiton bindshëm, shqiptarët marrin 4 deputetë në Parlamentin e Serbisë

22:01 | 21 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Serbia sot mbajti zgjedhjet e përgjithshme, për të cilat u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Tashmë janë publikuar edhe rezultatet preliminare të cilat nxjerrin fituese partinë e Aleksandar Vuçiq me 62,7 përqind, transmeton Reporteri.

Alternativa Demokratike Shqiptare sipas këtyre rezultateve preliminare ka fituar 4 vende në Parlamentin e Serbisë.

Kjo është hera partitë shqiptare në Luginën e Preshevës kanë bashkuar forcat dhe kanë marrë pjesë me një koalicion të vetëm në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Nëse rezultatet nuk ndryshojë, ky është numri më i madh i deputetëve që kanë fituar ndonjëherë partitë shqiptare në parlamentin serb.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme