Google ADS

Kurti: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është e papranueshme

21:58 | 21 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka kritikuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se është i papranueshëm fakti që zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar që disa muaj ndërkohë që ato parlamentare serbe po lejohen të mbahen.

OSBE po monitoron mbarëvajtjen e votimit nëpër komunat me shumicë serbe në Kosovë. Ndërkohë zgjedhjet e parakohshme në komunat e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut janë anuluar për një afat të pacaktuar për shkak të situatës pandemike.

“Lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërkohë që zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar që disa muaj për shkak të Covid-19 është i papranueshëm”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq ndërkohë që Presidenti dhe Qeveria e tij e paligjshme kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme