Autoriteti Portual Durrës: Nga nesër udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe të huajt

21:41 | 21 Qershor 2020
Arbresh.info

Drejtoria e Përgjithshme Detare vjen me një njoftim drejtuar kapitenerive të Porteve, autoriteteve portuale si dhe agjencive detare.

Drejtoria Detare njofton se nga data 22 qershor do të lejohen te lëvizin me transport ndërkombëtar te trageteve tē gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqipëri ose vijnë për në Shqipëri per punë apo biznes.

Gjithashtu në njoftim thuhet se do te lejohen te lëvizin nga dhe për në Shqipëri,të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.

Si dhe do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqipëria.

Njoftim i plotë:

Kapitenerive te Porteve
Autoriteteve Portuale
Agjensive Detare

Drejtoria e Pergjithshme Detare si autoriteti që bënë monitorimin e zbatimit të ligjshmërisë në transportin detar, si dhe duke ju referuar njoftimit për media të dates 21.06.2020 të Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë për rifillimim e transportit detar ndërkombetarë të pasagjerve, ju ben me dije se ;

-Nga data 22.06.2020 do te lejohen te lëvizin me transport nderkombëtar te trageteve tē gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë për në Shqiperi per punë apo biznes.

-Do te lejohen te lëvizin nga dhe për në Shqipëri,të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.

-Do te lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqiperia.

-Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Pergjithshme Detare po punojnë, dhe po presin vendimin nga BE per hapjen perfundimtare që shpresojmë të jetë data 1 korrik 2020.

Të gjithë Kapiteneritë e Porteve, Autoritetet Portuale dhe Agjensitë Detarë te zbatojnë me rigorizitet Protokollin e Operimit të Transportit Detar për covid-19 të miratuar me Urdhërin Nr.169 dtaë 5 qershor 2020, te Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Drejtoria e Pergjithshme Detare do bëjë monitorimin dhe perditësin e situatës në transportin nderkombëtar detar të pasagjerëve, dhe do ju njoftojë për çdo ndryshim që do te ndodhi.

Drejtoria e Pergjithshme Detare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme