Google ADS

Gjilan 20 raste me Covid-19, Haziri: Nesër dhe pasnesër presim listën e finalizimit të personave me kontakt

21:39 | 21 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Janë konfirmuar 96 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, e 20 raste janë nga Gjilani.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ka thënë burimet e të infektuarve janë të njohura, derisa ka shtuar se se nesër dhe pasnesër pritet edhe lista e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të infeksionit.

Postimi i tij i plotë:

“#Dita100. Jemi njoftuar sot nga IKSHP se nga testet e datës 18 qershor, i kemi 19 raste pozitive sipas kontakte me burimet e infeksionit. Nesër dhe pasneser presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të inskesionit brenda territorit të komunës së Gjilanit.

Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distantim social.

Ju lutem, përshtatju masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!

Të ngjashme