Sllovenia nuk po i lejon kosovarët që të kalojnë transit për të shkuar në shtetet e BE-së, shkruan arbrsh.info.
Mbrëmë disa qytetarë nga Kosova janë kthyer prapa. Arbresh.info ka siguruar një fotografi ku shihen kosovarët duke pritur në kufi.
Një bashkatdhetar i ka berë apel të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë në shtetet e BE-së përmës Sllovenisë,
Muharrem Muki tregon se rreth 30-35 kosovarë nuk u lejuan të kalojnë, për shkak të gjendjes së fundit me Covid-19.
Ai thotë se kalimi i lejohet vetëm atyre që kanë leje qëndrim në shtetet e BE-së.
“Ju kisha lut te gjithe juve qe udhetoni nga Kosova per ne Europe permes Sllovenise qe keni Viza pune, Viza turistike qe nuk mund te kaloni as transit as kurqysh hiq, se nuk ju len Sllovenia. Vetem ata qe kan lejeqendrim ne Europe perndryshe asnjo nuk kalon. Ndersa ata qe kan dokumente Sllovene dhe vijne nga Kosova jane te detyruar te futen 14 dite ne karantine. Pasi mu anulu bileta e aeroplanit u detyrova me udhetu me autobus dhe mbreme i kan nda ne dy autobusa udhetaret dhe dikun 30-35vete i kan kthy mbrapa per KS. Informohuni mire para se te merrni vendim me udhetu.”, tha Muharrem Muki./arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...