Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur për problemin në mes Kosovës dhe Serbisë e situatën në rajon.
Ai ka thënë se sido që të zgjidhet problemi i Kosovës, të gjithë vendet e rajonit do t’i ndjejnë efektet qoftë pozitive apo negative.
“Unë s’po them që ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë një zgjidhje për problemin e Kosovës, por një zgjidhje e tillë nuk duhet të dërgoj drejt një efekti domino në rajon dhe nuk duhet të prek dhe shkel kufijtë tonë.”, ka thënë Pendarovski.
Presidenti maqedonas tutje ka thënë se si Maqedoni e Veriut e në vazhdimësi janë duke kërkuar garanci ndërkombëtare nëse një ide e tillë është në tavolinë dhe nëse pranohet nga Prishtina dhe Beogradi.
Kreu i shtetit maqedonas thotë se shpreson në një zgjidhje të shpejtë, meqë sipas tij problemi Kosovë-Serbi po e mban rajonin të bllokuar dhe të pa zhvilluar.
“Shpresoj në një zgjidhej të shpejtë për këtë çështje. Sinqerisht dua, sepse ky problem, përveç tjerash po e mban rajonin të gozhduar”, ka shtuar tutje.
Pendarovski thotë se është shumë e rëndësishme që të mos mbetet konflikt i ngrirë mes dy shteteve, por të zgjidhet në mënyrë që i gjithë rajoni të lëviz përpara drejt BE’së.
Ndërkohë derisa ka folur rreth afateve kohore për zgjidhjen e problemit mes Prishtinës dhe Beogradit, Pendarovski ka shprehur rezervat e veta, meqë tashmë SHBA po futet në periudhën parazgjedhore.
“Ne jemi praktikisht disa muaj larg zgjedhjeve amerikane, dhe BE gjithmonë ka ndjekur udhëheqjen e SHBA, por në këtë moment unë nuk shoh ndonjë sinkronizim midis BE dhe administratës në Uashington”, ka shtuar tutje Pendarovski.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...