Kiev, humb jetën një person nga shpërthimi në një ndërtesë

16:31 | 21 Qershor 2020
Arbresh.info

Të paktën një person është vrarë pas shpërthimit të gazit në një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë autoritetet.

Dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës, pasi katër katet e banesës nëntëkatëshe u shkatërruan, tha përmes një njoftimi Shërbimi shtetëror i Emergjencës.

“Deri më tani kemi gjetur një person të vdekur, ndërkaq 21 persona janë evakuuar. Tre persona janë liruar nga spitali dhe evakuimi i mëtejmë i banorëve po vazhdon”, thuhet në njoftim.

Ende nuk është e qartë se sa persona ishin në ndërtesë në momentin e shpërthimit të gazit, ndonëse autoritetet raportuan se kanë evakuuar 21 persona./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme