Prokuroria e Shtetit është duke hetuar dhe deklarimet publike se ka pasur ndërhyrje në dhomën e përgjimeve.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, në një intervistë për arbresh.info ka bërë të ditur se Prokuroria është duke mbledhur informacione nga dëshmitarët, për të vërtetuar nëse ka pasur ndërhyrje në dhomën e përgjimeve.
“Ne, ende nuk kemi informacione të sakta se kush ka qenë në dhomën e përgjimeve, apo a ka qenë dikush në dhomën e përgjimeve. Ne jemi duke mbledhur dhe grumbulluar informacione nga dëshmitarët për të vërtetuar se a ka pas ndërhyrje në dhomën e përgjimeve. Nëse sigurojmë informacione se persona të paautorizuar kanë hyrë në dhomën e përgjimeve, sigurisht që do t’i ndjekim dhe do të kërkojmë llogaridhënie nga ta dhe përgjegjësi penale”, tha Lumezi për arbresh.info.
Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës në kohën kur kryeministër ishte Albin Kurti kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në Postë-Telekomin e Kosovës për 3 ditë rresht.
Sipas Hashim Thaçit, vetë kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi dhe U.D i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve duke shkelur ligjin.
“Vizita e z.Kurti, ministrit Sveçla dhe zëvendëskryeministrit Haki Abazi në dhomën e përgjimeve ditë më parë në PTK është shqetësuese, është shkelje flagrante e ligjeve. Në atë dhomë të përgjimeve mund të futet vetëm kryeprokurori apo zyrtarët e autorizuar nga prokurori apo gjykata. Pse ky grupi ka shku në dhomën e përgjimeve dhe cili do të jetë pozicioni i kundërshtarëve të tyre”, ishte shprehur Thaçi në një emision televiziv./arbresh.info
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...