Google ADS

Serwer: Biden mbështetës më i fuqishëm sesa Trump i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës

13:23 | 21 Qershor 2020
L G

Nga takimi 27 qershorit i krerëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, pritet shumë, ku sipas  emisarit special amerikan në dialog, Richard Grenell, do të diskutohet vetëm çështjet ekonomike.

Por, analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, nuk beson në paralajmërime të tillë nga administrata amerikane.

“Duhet të presim dhe të shohim. Do të isha i lumtur nëse diskutojnë çështje ekonomike siç janë heqja e barrierave tregtare-doganore dhe zbatimi i marrëveshjeve teknike, që janë arritur tashmë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Serwer në një intervistë për portalin serb ‘KosovoOnline’.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Richard Grenell se ideja për korrigjim të kufijve ishte e ish këshilltarit të Trump për Siguri, John Bolton.

“Nëse kjo është një përpjekje për të përmbylljen e bisedimeve për ndryshimin e kufijve, mirëpres deklaratën e zotit Grenell, për shkak të identifikimit të korrigjimit të kufijve si një ide e keqe. Sidoqoftë, kjo administratë nuk njihet për atë se thotë të vërtetën. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodh”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë deri në fund të këtij viti, Serwer  se, “mund të kem të gjitha llojet e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve në SHBA, kjo është ajo që dëshiron Grenell”.

“Mirëpo, pak ka gjasa që të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke dhe hyrjen [e Kosovës] në KB, të cilat janë çështje të mëdha”, shtoi ai.

Serwer ka folur edhe lidhur me atë nëse do të ndryshojë qasja e SHBA ndaj çështjes së të Kosovës, nëse Trump i humb zgjedhjet presidenciale.

“Po (do të ndryshojë). Biden do të jetë një kundërshtar i vendosur i çdo ndryshimi kufijsh për të kënaqur dallimet etnike në Ballkan dhe gjetkë. Ai do të jetë një avokues shumë më i fortë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, sesa ishte zoti Trump, dhe do të mbështesë fuqimisht kërkesën e Serbisë për në BE, si dhe bashkëpunimin e ngushtë të SHBA-së me BE-në në Ballkan dhe gjetkë”, tha Serwer. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme