Gjykata e Apelit, në raportin e punës gjatë pandemisë (mars- prill- maj 2020), ka trashëguar 11 mijë e 612 lëndë gjatë muajit shkurt.
Kështu bënë të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
“Gjatë pandemisë (mars- prill- maj 2020), ka trashëguar 11.612 lëndë gjatë muajit shkurt Lëndë të pranuara gjatë muajve mars- prill- maj, ka pasur 1.908 lëndë, ndërsa po gjatë kësaj periudhe të pandemisë COVID-19, ka zgjidhur 2.939 lëndë, ndërsa lëndë të mbetura në fund të periudhës raportuese kanë qenë 10.581 lëndë, e ndërsa dallimi në mes të lëndëve të pranuara dhe të zgjidhura kanë qenë 154.0 për qind e lëndëve”.
Sa i përket lëndëve urgjente në lëmine penale, e që kanë të bëjnë më masat e sigurimin e pranisë se pandehurit në procedurë, gjatë muajit prill të këtij viti sipas raportit të kësaj gjykate, janë pranuar 221 lëndë, ndërsa janë kryer 206.
Gjykata e Apelit, për kundër rrethanave të krijuara si pasojë e masave parandaluese kundër pandemisë globale Covid 19, edhe gjatë muajit prill, ka vazhduar punën e saj në zgjidhjen e lëndëve urgjente, shkruan arbresh.info.
Kjo gjykatë ka kryer edhe lëndë të tjera të rregullta, si në rastet kur caktimi i seancave publike nuk ka qenë i nevojshëm, ose në lëndët që vendos gjyqtari individual.
Kështu, në muajin prill në Gjykatën e Apelit, janë pranuar 338 lëndë, ndërsa janë kryer 989.
Sa i përket lëndëve urgjente në lëmine penale, e që kanë të bëjnë më masat e sigurimin e pranisë se pandehurit në procedurë, gjatë muajit prill janë pranuar 221 lëndë, ndërsa janë kryer 206 lëndë.
506 lëndë të rregullta në lëmin civile janë kryer gjatë kësaj periudhe, si dhe 47 lëndë penale të përgjithshme dhe 23 lëndë penale krime të rënda.
Në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer gjithsej tri lëndë.
Në kohë pandemie, Gjykata e Apelit, ka kryer gjithsej 2 mijë e 939 lëndë. E.Ballazhi/Arbresh.info
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...