Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump thotë se gjashtë anëtarë të stafit të kësaj fushate që po ndihmonin me përgatitjet e tubimit të tij të shtunën në mbrëmje në Tulsa të Oklahomës, rezultuan pozitivë për koronavirusin.
Drejtori i komunikimeve të fushatës, Tim Murtaugh tha në një deklaratë se “procedurat e karantinës” u zbatuan menjëherë dhe se asnjë nga punonjësit e fushatës që rezultuan pozitivë nuk do të marrin pjesë në tubim. Ai tha se as personat që kishin pasur kontakt direkt me ta, nuk do të marrin pjesë.
Zyrtarët e fushatës thanë se të gjithëve atyre që do të shkojnë në tubim, do t’u matet temperatura para se të kalojnë përmes masave të sigurisë. Atyre do t’u jepen edhe maska nëse duan t’i vënë si edhe dizinfektant në qendrën me kapacitet prej 19 mijë vetësh, njofton Zëri i Amerikës.
Tubimi parashikohej që të ishte grumbullimi më i madh në ambjent të brendshëm në botë, gjatë pandemisë.
Presidenti Trump do ta mbajë tubimin mes shqetësimeve të nxitura nga pandemia e koronavirusit dhe pas disa javë protestash mbi pabarazinë racore, në një përpjekje për të ringjallur fushatën e tij për një mandat të dytë presidencial.
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera