Numri i lartë i vazhdueshëm i të infektuarve me virusin korona është duke i shteruar kapacitetet spitalore si dhe personelin mjekësor, thonë mjekët. Pacientët me një pasqyrë klinike jashtëzakonisht të rëndë trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm 8 Shtatori. Mjekët u bëjnë thirrje kolegëve nga qendrat rajonale, që të mos i dërgojnë pacientët menjëherë në Shkup, sepse qasja është e njëjtë kudo. Ndoshta kemi kapacitet në aspekt të hapësirës, por stafi, më besoni, ka katër muaj që lufton virusin. Përveç kësaj, transporti disa-orësh deri sa të arrijnë edhe si e përkeqëson gjendjen e pacientëve, dhe duhet të merren masa agresive menjëherë për të ruajtur jetën e tyre, dhe për këtë arsye unë bëj thirrje për përfshirje sepse momentet e reja kërkojnë zgjidhje të reja – tha Marjan Balovski – pulmonolog nga spitali “8 Shtatori”.
Klinika infektive në Shkup është përplot. Dhjetëra pacientë janë vendosur në spitalin mobil afër klinikës infektive. Duke pas parasysh hospitalizimin e vazhdueshëm të pacientëve, numri shpesh ndryshohet. Kërkohet edhe ndihma e qytetarëve.
Qytetarët duhet të kontrollohen me kohë, të testohen dhe te ne të vijnë në kohë. Kapacitetet janë plotësuar, ka ende nëse kurojmë me kujdes, kështu do vijnë të ri. Por, qëllimi jonë është të mos vijnë më të ri. Jemi të lodhur, por jemi profesionistë dhe para nesh kemi një qëllim. Njerëzit kanë lënë familjet e tyre dhe kanë ardhur të ndihmojnë. Të gjithë përpiqemi të japim maksimumin për pacientët dhe kjo duhet të respektohet – deklaroi Milena Stevanoviq, drejtore e Klinikës infektive në Shkup.
Doktorët Stevanoviq dhe Ballkovska që dje ishin mysafirë në emisionin “360 Gradë” në Alsat M, i porositën qytetarët të përmbahen nga tubimet e mëdha dhe t’i respektojnë masat dhe rekomandimet për mbajtjen e maskave dhe distancës fizike pasi virusi ende është i pranishëm. Për dyshimin më të vogël nga infektimi, menjëherë duhet të kërkohet ndihmë mjekësore dhe asnjë ilaç të mos merret kokë më vete./Alsat
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...