Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka përgëzuar partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës për bashkimin politik.
I pari i komunës ka thënë se ky bashkim është parakushti kryesor për avancim të pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës edhe ata që jetojnë në Kosovë që të votojnë këtë listë.
“Parakushti kryesor për avancim të pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve të Luginës është bashkimi. Ky bashkim që veçse ekziston në komunitet, është dashur me doemos të reflektohet edhe në organizime politike siç është kjo e koalicionit të Luginës së Bashkuar. Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk mund të vazhdojë dhe duhet të adresohet përmes një zëri të unifikuar. Përgëzoj partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës që kanë arritur këtë hap.
Mobilizimi i të gjithëve për të përkrahur listën shqiptare është moment historik. Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës edhe ata që jetojnë në Kosovë të bashkohen dhe të përkrahin me votë këtë listë. Bëhu pjesë e historisë! Vetëm bashkë është e mundshme!”, ka thënë Kastrati.
Ndryshe zgjedhjet në Luginën e Preshevës pritet të mbahen nesër.
https://www.facebook.com/170937033384666/videos/260154211983633/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...