Dallku flet pas fitores së FC Prishtinës ndaj Dukagjinit

22:02 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Prishtina shënoi fitore të thellë ndaj Dukagjinit, por mjaft të mundimshme. Skuadra mysafire ishte e motivuar për të dalë me rezultat pozitiv nga “Fadil Vokrri”, megjithatë nuk i’a arriti qëllimin.

Kryetrajneri i skuadrës kryeqytetase, Armend Dallku, beson që skuadra e Dukagjinit do të luajë e motivuar kështu si ndaj Prishtinës edhe ndaj skuadrave të tjera në vazhdim të kampionatit.

“Ndeshjen e vështirësuam ne, pasi që nuk konkretizuam rastet që kishim. Pranuam një gol të evitueshëm. Por, me vendosshmërinë e futbollistëve dhe angazhim maksimal arritën të mbyllnim ndeshjen për të marrë një fitore të rëndësishme”, deklaroi fillimisht Dallku.

“Shpresojmë që kundërshtari të luajë i motivuar edhe me skuadrat tjera, ashtu siç luajtën të motivuar edhe me Prishtinën”, përfundoi Dallku.

Prishtina vazhdon të mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 50 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Drita që ndodhet në kreun e tabelës.

Në kuadër të xhiros së 26-të, ekipi i Armend Dallkut udhëton drejt Podujevës për t’u takuar me Llapin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme