Deri më sot, vetëm në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 20 pacientë të ri me coronavirus dhe ky spital ka më së shumti pacientë të hospitalizuar me 133, prej të cilëve 5 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për respiratorë.
Sipas drejtoreshës së Klinikës për Sëmundje Ngjitëse, Milena Stevanoviq, gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar 9 pacientë me çka numri i pacientëve të diagnostifikuar është 101, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Raporti i Klinikës për Sëmundje Ngjitëse për 20 qershorin thotë se deri sot kemi nëntë pacientë, 7 të larguar nga spitali, kështu që numri i pacientëve është 101. Kapaciteti në spitalin montues nuk është i mbushur, për shkak se atje kemi 10 pacientë. Asnjë prej pacientëve të hospitalizuar nuk është në ventilim mekanik”, tha Stevanviq.
Prej nesër edhe Instituti për Sëmundje në Mushkëri te fëmijët ‘Kozle’ fillon të funksionojë si Qendër Covid për të rritur.
Spitali tashmë është bosh ndërsa fëmijët që janë ndodhur në atë objekt janë bartur në Klinikën për Sëmundje Fëmijërore.
Në ‘Kozle’ do të shërohen rreth 60 pacientë të shëruar që kanë gjendje më të mirë shëndetësore.
Spitali i Manastirit ka 35 pacientë, ndërsa në spitalin e Shtipit 19 pacientë. Numri i pacientëve të diagnostifikuar është 76 në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep.
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...