Kandidati për deputet i LDK’së në zgjedhjet e fundit, Rexhep Gjergji, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në partinë e Isa Mustafës, ku po kërkohet ngritja në detyrë brenda partisë e Avdullah Hotit dhe shkarkimi nga dy pozita i Vjosa Osmanit.
Gjergji thotë se kushdo që do të votojë pro një vendimi të tillë do t’i sheh pasojat shumë shpejtë.
Derisa shton se një nismë e tillë e marrë nga Isa Mustafa është kundër parimeve bazë të LDK’së.
Reagimi i plotë:
Me iniciativën e Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit, sot LDK po heç dorë përfundimisht nga ideja e vet themelore e krijimit.
Prandaj, secili nga anëtarët e KP të LDK, i cili beson ende në tri postulatet mbi të cilat u themelua dhe veproi LDK: Liri, Pavarësi, Demokraci, duhet të votojë kundër kësaj iniciative shkatrrimtare të Isa Mustafës.
Nëse votoni PËR, pasojat do të shihen shpejt.
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...