Google ADS

Shënohen 115 viktima të reja nga Covid-19 në Iran

16:09 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Me 115 vdekjet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 9.507 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 115 vdekje dhe 2.322 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 9.507 numri i vdekjeve dhe në 202.584 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Lari e cila shtoi se deri më tani ka arritur në 161.384 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo theksoi se 2.842 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje kritike, duke shtuar se ka arritur në 1.395.675 numri i testeve të kryera në vend.

Zëdhënësja Lari bëri të ditur se krahas rajonit Khuzestan, të pëfshira në mesin e rajoneve me rrezik janë edhe Razavi Khorasan, Kermanshah, Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor, Golestan dhe Kurdistan.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme