Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se është shqetësuese që Serbia vazhdon përdorimin e mekanizmave ndërkombëtar për të mbrojtur kriminelët, duke aluduar kështu për ekstradimin e Ljubisha Manitasheviq nga Hoqa e Madhe e Rahovecit, i akuzuar për vrasje në tentativë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selimi ka treguar se si menjëherë pasi që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës i kishte paraqitur Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë kërkesën për ekstradim, njëjtë kishte vepruar edhe Ministria e Drejtësisë së Serbisë.
“Pasi që u konstatua se të dy kërkesat i plotësojnë kushtet ligjore, fatkeqësisht Hungaria vendosi që të lartëcekurin ta ekstradoi në Serbi, me arsyetimin se është shtetas serb dhe sipas tyre në rast të dënimit me burgim, ai do mund ta vuante dënimin e tij në Serbi”, ka shkruar Selimi.
Ai ka thënë se do t’iu drejtohen autoriteteve hungareze për këtë çështje, derisa ka shtuar se është e papranueshme që Serbia vazhdon pengesat procedurale ndaj Kosovës.
“E papranueshme që Serbia vazhdon pengesat procedurale ndaj Kosovës. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi dhe Serbia duhet të mbushet mend se drejtësia është univerzale dhe kriminelët duhet të ndëshkohen. Menjëherë do t’iu drejtohemi autoriteteve hungareze për të kërkuar të drejtën tonë që drejtësia të realizohet”, ka shkruar Selimi.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve