Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka filluar vizitat konsultative me Komunat e Kosovës që ka për qëllim ndërtimin e një agjende të përbashkët bashkëpunuese, për të çuar përpara projektet e rëndësishme që kanë relacion me nivelin qendror. Andaj, gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri i parë Tahiri ka vizituar Komunën e Hanit të Elezit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Rufki Suma.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Tahiri theksoi se ky është një fillim i mirë i zhvillimit të një konsulte të vazhdueshme, pasi që kryetarët e komunave janë në komunikim direkt me qytetarët të cilët presin prej tyre shërbime më cilësore dhe efikase. Në këtë aspekt, vetëm me ide e politika zhvillimore mund te ecim para, duke shprehur përkushtimin e tij se do të jetë afër komunave, aty ku zhvillohet jeta.
Prandaj është koha që me legjislacion të ri dhe politika të avancuara të vendosim procese, parametra e indikatorë mbi të cilët komunat konkurrojnë në mes vete, si dhe me ato në rajon. Komuna që performojnë mirë, gjenerojnë financa, planifikojnë investime dhe të hyra për projekte që e bëjnë dallimin. Komunat kanë kapacitete të mëdha, andaj Qeveria e Kosovës vazhdimisht do të ofrojë përkrahjen në realizimin e projekteve të tyre.
Investimet e brendshme dhe të huaja, partneritetet mes komunave, partneriteti publiko privat, modernizimi, kërkojnë komuna që dëshmojnë̈ potencial, me një Qeveri që reagon shpejtë dhe si partner zhvillimor.
Për këtë qëllim, zëvendëskryeministri Tahiri, ka filluar me vizitat konsultative në secilën komunë, dhe së shpejti do të prezantojë Ligjin e ri të Financave, i cili do të përmbushë pritjet e komunave në dhjetë vitet e ardhshme./arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...