Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar për zgjedhjet në Serbi të cilat do të mbahen nesër.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka uruar që këto zgjedhje të jenë të fundit për shqiptarët e Kosovës Lindore ku qendër të vendimmarrjes e kanë Beogradin, shkruan portali arbresh.info
“Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit”, ka shkruar Haziri.
Postimi i tij i plotë:
Shqiptarët e Kosovës Lindore po kalojnë momente të rëndësishme në historinë e tyre. Shumica e partive politike dhe e liderëve u bashkuan në një listë të përbashkët, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre nesër.
Përfaqësimi sa më i madh edhe më i dinjitetshëm, e detyron edhe Republikën e Kosovës që të dëgjohet zëri i tyre në momente historike kur pritet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Edhe mosbesuesit e skeptikët nga Kosova Lindore duhet të votojnë për të zgjedhur më të mirët e tyre. Bashkimi i tyre garanton që zëri do të jetë më i fuqishëm. Vota është më e fuqishme se plumbi, ka thënë njëri prej presidentëve amerikan.
Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që
Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit.
Mos iu besoni atye që u thonë se qendra e juaj është vetëm Beogradi sepse nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë.
Meqenëse një pjesë e qytetarëve të Kosovës Lindore jetojnë pa drejta civile dhe pa të drejta politikë në Republikën e Kosovës, le ta shfrytëzojnë të drejtën për të shkuar nesër për të votuar. Votoni për t’u fuqizuar!
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë