Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e vërtetoi se e ëma e tij është infektuar me virusin Covid-19, tashmë disa ditë.
Ai tha se nuk ka pasur me të dhe për këtë shkak nuk ndodhet në vetizolim.
“Është bërë intervistë epidemiologjike me të, njerëzit që kanë qenë rreth saj kuptohet tashmë janë në vetizolim. Unë për një periudhë të gjatë nuk e kam parë duke pasur parasysh rrezikun që për çdo ditë jam i ekspozuar për shkak se takohem me shumë njerëz dhe për fat të keq është e saktë. Tashmë disa ditë, do të kisha thënë 5-6 ditë është shërohet në kushte shtëpiake dhe i dëshiroj shëndet”, tha Mickoski.
Ai tha se ky virus është serioz ndërsa kjo Qeveri me ministrin e, siç thotë Mickoki, e paaftë, nuk mund të menaxhojë me pandeminë.
“Kjo është edhe motiv shtesë për mua të dal deri më 15 korrik të bisedoj me sa më shumë qytetarë, për t’i bindur se më 15 korrik do ta mposhtin këtë pushtet të udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev”, tha Mickoski./Telegrafi/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...