Google ADS

Vetura Golf 4 me mijëra euro investime, pjesë e garës së shpejtësisë

13:03 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Me fillim nga ora 12:00 nesër për të gjithë adhuruesit e veturave të shpejta do të mbahet gara e kampionatit në ‘Drag Race’.

E në mesin e konkurrentëve është edhe Osman Qenaj i cili ka ardhur nga Zvicra ekstra për këtë garë.

Ai do të marrë pjesë me veturën e tipi golf 4 të blerë një vit më parë e në të cilën thotë se ka investuar shumë, shkruan arbresh.info.

“Unë jam Osman Qenaj, vij nga Komuna e Prizrenit, Maja e Hasit, jetoj dhe veproj në Zvicër. Kam ardhur ekstra për këtë drag. Veturën e kam ble në vitin 2019, qe 9 muaj kemi punuar në te, tash e kemi sjellë në Kosovë. Kemi punuar në motor dhe në pjesë tjera, tash I ka 1 mijë e 200 kuaj fuqi, më herët i ka pas vetëm 1 mijë”, ka thënë ai.

Qenaj ka shtuar se ky është vitit i tretë që merr pjesë në gara të ngjashme.

“Po kam marrë edhe më herët pjesë në vitin 2018, 2019 dhe tash në 2020”, ka shtuar ai.

Ndërsa pavarësisht veturës e cila po konsiderohet si më e shpejta e llojit të vet, ai thotë se synon për vendin e dytë ose të tretë.

“Po konkurrentë të fortë, po shpresoj për vend të tretë dhe të dytë”, ka përfunduar ai.

Gara do të mbahet në rrugën e vjetër të aeroportit, ndërsa është garë ndërmjet dy veturave, të cilat garojnë në një shteg të drejtë e të shkurtër si test i shpejtësisë./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme