Katër persona në gjendje të rëndë, dy në gjendje kritike nga koronavirusi

12:50 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

72 persona janë me Covid-19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv,  2 prej tyre janë në gjendje kritike.

Siç është njoftuar edhe njoftimin paraprak, sot në Repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti A. G. 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Klinika është në në pritje të rezultateve për 8 raste si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme