Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), përmes një njoftimi për media kanë treguar se edhe përkundër numrit të shtuar së rasteve me Covid-19 në ditë e fundit, puna ka vazhduar në ambulancat specialistike, sallat e operacionit, shërbimet diagnostike dhe rastet tjera jo emergjente, në të gjitha klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
“Në javën që lamë pas, janë kryer numër i konsiderueshëm i vizitave mjekësore në ambulancat specialistike të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu kanë treguar se ka vazhduar realizimi i programit të operacioneve jo emergjente, ndonëse në numër më të reduktuar të stafit.
“ShSKUK ka ndërmarrë të gjitha masat për zbatim të rekomandimeve që dalin nga Manuali për mbrojtjen dhe parandalimin e infeksionit me Covid-19 dhe rekomandimeve nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet tutje.
ShSKUK apelon tek të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme që të zbatojnë rregullat e parapara në Manual dhe rekomandimet e IKSHPK-së, duke u pajisur me maska dhe duke mbajtur distancën fizike. /arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës