Një haker i njohur si Amped Attacks duket se është i specializuar në sulmet DDoS. Ndryshe nga hakerët e tjerë që rrëzojnë uebfaqe dhe shërbime të ndryshme, Amped Attacks pretendon të ketë si shënjestër vetëm uebfaqet raciste dhe homofobike.
Një sulm DDoS është mënyra më e zakonshme për të rrëzuar një server duke mbingarkuar atë me një numër të madh kërkesash, shkruan arbresh.info. Pra, qëllimi është për të bërë një makinë apo rrjet të jetë jo i disponueshëm tek përdoruesit.
Amped Attack rregullisht përdorë #tangodown në Twitter, një hashtag që përdoret zakonisht nga grupi i hakerëve Anonymous, por kjo nuk do të thotë që ai është pjesë e tyre pasi çdo kush mund të përdorë një hashtag të tillë.
Sidoqoftë, Amped Attacks si shënjestër kishte uebfaqen ‘godhatesfags.com’, që ashtu siç mund ta shikoni më poshtë nuk është funksionale.
https://twitter.com/sgtbilko420/status/656982410245111808
Amped Attacks me sukses ka rrëzuar përkohësisht edhe shumë uebfaqe të tjera, përfshirë edhe atë të ISIS-it që ishte jashtë linjave këtë mëngjes. Gjatë këtij vikendi ky haker rrëzoi edhe ‘kkkknights.com’, por kjo e fundit fatkeqësisht u kthye shpejtë në dispozicion.
Amped Attacks përmes rrjetit social Twitter ka paralajmëruar që nesër shënjestër do të jetë ‘kuklosknights.com’. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse edhe ‘kuklosknights’ do rezultojë i rrëzuar nga ky haker, ndonëse krimineli kibernetik thuhet se ka dal të jetë i suksesshëm në të gjitha përpjekjet./arbresh.info
https://twitter.com/sgtbilko420/status/656950444447657984
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua