Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit janë shënuar 1.206 vdekje në Brazil, 647 në Meksikë dhe 375 në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Brazil, vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 1 milion numri i rasteve me virus.
Ministria e Shëndetësisë tha se ka arritur në 1.032.913 numri i rasteve me COVID-19, me 54.771 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit e cila është shifra më e lartë ditore e regjistruar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vend.
Ndërsa me 1.206 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 48.954.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 211.658 raste dhe 12.232 vdekje nga COVID-19.
Ndërsa në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 8.595 personave dhe ka prekur 93.378 të tjerë.
Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste nga COVID-19”.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
– Meksikë, në 24 orët e fundit regjistrohen 647 vdekje nga COVID-19
Si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë janë regjistruar 647 vdekje. Ministria e Shëndetësisë tha se me 647 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 20.394.
Ndërsa me 5.030 raste të reja është rritur në 170.485 numri i rasteve me COVID-19 në vend.
Po ashtu numri i personave të prekur nga COVID-19 dhe që janë shëruar më pas në vend ka arritur në 127.332.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
– Indi, 375 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar 375 vdekje dhe 14.516 raste të reja nga COVID-19.
Sipas lajmit në kanalin indian NDTV, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 14.516 raste të reja duke e rritur në 395.048 numrin e rasteve.
Gjithashtu me 375 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 12.948 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Me shërimin e 9.120 personave ka arritur në 213.831 numri i personave të shëruar.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...