Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka bërë një shkrim në Twiter duke thënë se nuk ka parë ndonjë rezultat për marrëveshjen Kosovë- Serbi. E menjëhershme ka qenë përgjigja e të dërguarit të Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovës- Serbi, Richard Grenell.
Grenell i ka reaguar Cramonit duke thënë se në vend që të kritikoni gjithçka që bën Administrata Trump, pse nuk përqendroheni në atë që është dashur të bëni tashmë moti, vizat për Kosovën.
“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët qe 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, i ka shkruar Grenell raportueses së Parlamentit Evropian, e cila kishte shkruar “Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit”, duke iu referuar Administratës Trump.
Takos – recetë për një drekë ose darkë të shpejtë pikante
Hamza: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe ...
Ana Lika dhe Bjordi Mezini po bëhen prindër, zbulojnë gjinin...
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri