Google ADS

Mbi 11 mijë lëndë të trashëguara në Gjykatën e Apelit

08:00 | 20 Qershor 2020
A. B.

Përkundër rritjes së vazhdueshme të numrit të gjyqtarëve, zvarritja e lëndëve të trashëguara vazhdon të jetë problem kryesor në sistemin e drejtësisë kosovare.

Gjykata e Apelit në vitin 2020  ka trashëguar mbi 11 mijë lëndë të  vitit 2019, të cilat kanë qenë lëndë ndër vite.

Arbresh.info ka siguruar raportin pesë mujor të Gjykatës së Apelit, në bazë të të cilit thuhet se nga 11 mijë e 640 lënë të pranuara në janar të këtij viti trashëgim nga vitit 2019, deri tash kanë mbetur të pazgjidhura 102.2 për qind e këtyre lëndëve.

Në periudhën e muajit shkurt të këtij viti, Gjykata e Apelit  sipas raportit, ka pasur në punë gjithsej 11.610 lëndë të trashëguara. Vetëm 30 lëndë më pak se një muaj më parë.

“Në muajin shkurt të këtij viti në duar të gjyqtarëve të kësaj gjykate kanë qenë gjithsej 11 mijë e 610 lëndë, ndërsa lëndë të reja, të pranuara gjatë vitit 2020, gjatë shkurtit janë 1436 lëndë.  Gjatë kësaj periudhe janë zgjidhur 1434 lëndë, ndërsa deri në fund të periudhës raportuese kanë mbetur  plotë 11 mijë e 612 lëndë.

Në bazë të kësaj, dallimi në mes lëndëve të pranuara dhe të zgjidhura është 99.9 lëndë.

Sipas raportit të kësaj gjykate, në mars të këtij viti janë trashëguar 11.612 lëndë, ndërsa janë pranuar 808 lëndë të reja.

Dallimi në mes të lëndëve të raportuara dhe të zgjidhura sipas këtij raporti,  është 92.2 lëndë.

Në bazë të këtyre të dhënave, i bie se në tremujorin e parë të këtij viti, në Gjykatën e Apelit  kanë qenë 11.640 lëndë të trashëguara nga viti paraprak, 3 mijë e 627  lëndë të pranuara, 3 mijë e 592 lëndë të zgjidhura, si dhe në fund të periudhës raportuese kanë qenë 11 mijë e 675 lëndë.

Nga 11 mijë e 675 lëndë të trashëguara nga tre muajt e parë të këtij viti, në prill,  në Gjykatën e Apelit janë pranuar edhe 338 lëndë të reja.

Nga gjithë këto, 989 lëndë janë zgjidhur vetëm gjatë muajit prill.

Ky raport, bënë të ditur se në muajin maj të këtij viti, kanë qenë gjithsej 11.024 lëndë të trashëguara nga muaji prill, lëndë të pranuara kanë qenë gjatë këtij muaji kanë qenë 762 lëndë

Në këtë raport tregohet edhe puna e gjyqtarëve të kësaj gjykate gjatë kohës së pandemisë.

Lëndë të pranuara gjatë muajve mars- prill- maj, sipas raportit janë 1 mijë e 908 lëndë, ndërsa po gjatë kësaj periudhe të pandemisë COVID-19, kjo gjykatë ka zgjidhur 2 mijë e 939 lëndë.

Të pazgjidhura deri në muajin qershor kanë mbetur edhe 10 mijë e 581 lëndë./E.Ballazhi/Arbresh.info

 

 

 

 

 

Të ngjashme