Masat anti Covid-19, zbulohet parregullësi në Gjakovë

00:47 | 20 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Inspektorët sanitarë bashkë me zyrtarët policorë në komunën e Gjakovës në orët e mbrëmjes kanë ndërmarrë një aksion për kontrollim se sa po zbatohen rekomandimet për luftimin e koronavirusit.

Tush Markaj, zyrtar policor, ka thënë për Klan Kosova se aksioni ka nisur nga ora 20:00 për të vazhduar deri në 23:30.

“Janë kontrolluar 31 operatorë ekonomikë dhe në gjashtë prej tyre janë vërejtur parregullsi”.

“Rekomandimet e IKSHP nuk kanë qenë duke u zbatuar. Distanca sociale, tavolinat nuk kanë qenë të vendosura sipas rekomandimeve dhe janë shqiptuar gjoba administrative”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme