Gjykata Supreme ka trashëguar 171 lëndë nga vitit 2019, ndërsa gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti ka kryer 451 lëndë.
Sipas zyrtares për informim në Gjykatën Supreme, Antigona Uka-Lutfiu, gjatë kësaj periudhe janë pranuar 539 lëndë të reja.
“Gjatë kësaj periudhe, në Gjykatën Supreme, janë kryer 451 lëndë, nga viti 2019 janë trashëguar 171 lëndë, ndërsa lëndë të reja, të pranuara gjatë kësaj periudhe janë 539 sosh”, ka thënë ajo.
Mesatarja e përfundimit të lëndëve në Gjykatë Supreme sipas Ukës, është tre deri në katër muaj.
Gjykata Supreme është duke i publikuar aktgjykimet e këtij viti (të anonimizuara), e që përfshijnë aktgjykime edhe të muajt maj. (për më tepër vizito https://supreme.gjyqesori-rks.org/ )
Bëjmë të ditur se tek këto statistika, nuk janë të përfshira lëndët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme./E.Ballazhi/Arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...