Google ADS

Regjistrohen 811 raste të reja me Covid-19 në Francë

23:21 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 29.617, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 811 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 196.857, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Aktualisht, 9.970 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 752 gjenden në kujdes intensiv.

Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 74.117, me 230 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 14 vdekje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme