Ylli kinematografik, Angelina Jolie, ka zgjedhur të thyej heshtjen dhe të flasë për ndarjen e saj nga aktori Brad Pitt. Dyshja u takua në fillim në vitin 2005 pasi ishin pjesë e të njëjtit kast në filmin “Zoti dhe Zonja Smith”, ndërsa martesa erdhi nëntë vite më vonë në 2014.
Angelina dhe Brad janë prindër të gjashtë fëmijëve, Moddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 12 dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne.
E pyetur nga mediat vendase për ndarjen nga Brad, aktorja 45 tha: “Unë u ndava për mirëqenien e familjes sime. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqendrohem vetëm tek ata. Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët kanë dëgjuar vetëm gënjeshtra, por unë u kujtoj atyre se ata e dinë të gjithë të vërtetën. Në fakt ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë”.
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...