Merkel: Bisedimet për fondin evropian të rimëkëmbjes vazhdojnë deri në mes të korrikut

20:41 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se bisedimet për fondin e rimëkëmbjes që do të krijohet nga Bashkimi Evropian (BE) për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) do të vazhdojnë deri në mes të korrikut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel zhvilloi një konferencë për shtyp në Berlin pas takimit me krerët e vendeve anëtare të BE-së përmes video-konferencës.

Merkel deklaroi se ekzistojnë kritika midis liderëve të BE-së lidhur me “madhësinë” e fondit të rimëkëmbjes, i cili është planifikuar të jetë 750 miliardë euro.

Merkel tha se kreditë e marra për të financuar fondin duhet të paguhen brenda planit të buxhetit shtatëvjeçar dhe se bisedimet për fondin do të vazhdojnë deri në mes të korrikut.

Kancelarja gjermane po ashtu njoftoi se liderët e BE-së kanë rënë dakord për të zgjatur sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme