Prishtina ia kalon Vushtrrisë, 41 raste të reja vetëm sot

19:59 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Prishtina tashmë është shndërruar në vatër të koronavirusit.

Me testimin e 456 mostrave përgjatë 24 orëve, 82 prej tyre rezultojnë pozitive.

41 raste nga to janë vetëm në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.

Tashmë me 296 raste, dy vdekje dhe 74 të shëruar, si dhe 220 raste aktive, kryeqyteti shndërrohet në vatër të Covid-19.

Totali i të infektuarve në Kosovë është rritur në 1998./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme