Aktivistja për të drejtat e njeriut Malala Yousafzai ka shprehur gëzimin dhe mirënjohjen, pasi përfundoi provimet e fundit në Universitetin e Oksfordit.
22-vjeçarja, e cila i mbijetoi plagosjes në kokë nga ushtarët talibanë, ka studiuar për politikë, filozofi dhe ekonomi, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di se çfarë më pret përpara. Për tani, do të jetë Netflix, lexim dhe gjumë”.
Yousafzai ishte sulmuar, sepse kishte thënë që vajzat duhet të lejohen të shkojnë në shkollë.
Ajo u qëllua në kokë, qafë dhe shpatull ndërsa po udhëtonte në shtëpi nga shkolla pasi kishte shkruar një ditar anonim për jetën nën ekstremistët.
Pasi u shërua nga dëmtimet e saj gati-fatale, ajo dhe familja e saj u zhvendosën në Birmingham.
Në vitin 2014, ajo u bë personi më i ri që fitoi çmimin Nobel për Paqen, në moshën 17 vjeçare. Tre vjet më vonë ajo pranoi një vend për të studiuar në Lady Margaret Hall në Oksford.
Yousafzai postoi dy fotografi ndërsa njoftoi lajmin se mbaroi gradën. Në një, ajo është duke festuar me familjen e saj përpara një torte diplomimi.
Tjetri është shkrepur pas një “zhytjeje”, një traditë në universitet ku studentët janë mbuluar me ushqim dhe konfeti pasi të përfundojnë provimet e tyre./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...