Në shkollat e mesme u përmbyll afati i parë për regjistrim të semi-maturantëve. Pavarësisht se nuk është publikuar numri i saktë, edhe këtë vit nxënësit më tepër interesim kanë treguar për drejtimet gjimnaz dhe ato të mjekësisë.
“400 nxënës kanë konkurruar për 204 vende, gjegjësisht 238 vende të lira. Sa I përket selektimit të nxënësve, do të varet tash se si do të jetë me numrin e pikëve. Sipas numrit, sipas përvojës gjasat janë shumë të mëdha, sidomos te motrat medicinale që nxënësit ti nënshtrohen provimit pranues”, tha Hirmin Duraku, zv drejtor SHMMQSH ”Pançe Karagjozov”.
Në shkollën profesionale “Marija Kiri Skllodovska” vende të lira kanë mbetur në drejtimet kimike-teknologjike. Shkolla në fjalë tashmë ka krijuar 10 laboratorë për realizim të mësimit praktik.
“Prej 8 paraleleve të parapara, 4 paralele veç më janë të mbushura dhe ka vende të lira ende në drejtimet kimike- teknologjike si teknologjie ushqimore, teknikë për prodhime kimike dhe kozmetike, teknikë për ruajtje të ambientit jetësor dhe drejtimi mjekësor tre vjeçar, teknik medicinal përkujdesës”, u shpreh Blerim Nebiu, drejtor i SHMQSH “Marija Kiri Skllodovska”.
Në ato shkolla ku është paraqitur numër më i madh i nxënësve me pikë të njëjta nga numri i paraparë me konkurs, do të realizohet test kualifikues më 22 qershor.
Afati i dytë është paraparë më 24 dhe 25 qershor, ndërkohë që afati i tretë më 29 qershor./Alsat/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...