Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës së re në krye të Qeverisë.
Në këtë letër thuhet:
I nderuar Kryeministër,
Më lejoni që në emër të Dukatit të Madh të Luksemburgut, si dhe në emrin tim personal t’ju përgëzoj përzemërsisht për emërimin tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Luksemburgu është një partner dhe mik i përhershëm i Kosovës dhe shpresoj që së bashku të forcojmë më tej lidhjet midis vendeve dhe popujve tanë dhe të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të frytshëm dypalësh.
Luksemburgu vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe në këtë drejtim, mezi pres të shoh rifillimin e shpejtë të dialogut Prishtinë – Beograd të lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.
Shpresoj gjithashtu të shoh një vazhdim të përpjekjeve për reforma në sektorin e drejtësisë dhe veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi që sundimi i ligjit është një hap thelbësor për Kosovën në rrugën e saj evropiane
I nderuar Kryeministër, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta./arbresh.info
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...