Google ADS

11 raste të reja me koronavirus në Kroaci

16:29 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 infektime të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve me koronavirus (COVID-19) në këtë vend në 2.280, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kroaci janë testuar 71.814 persona, nga të cilët 820 në 24 orët e fundit.

Tetë persona po trajtohen në spital, por nuk ka asnjë pacient në respirator.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.142.

Prej tyre, 833 janë liruar nga spitali, ndërsa 1,314 janë shëruar në shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme