Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të organizatës hebraike-kosovare Kosova Jewish Organization, aktivitet i organizuar bashkë me British Academy.
Qëllimi i kësaj organizatë është rritja e shkëmbimeve kulturore e edukative midis Izraelit dhe Kosovës dhe për të afruar dy popujt me njëri-tjetrin. Kjo organizatë është rezultat i një grupi vullnetarësh që kanë avokuar dhe vite me herët në të njëjtat fusha.
Ministrja Dumoshi uroi themeluesit e kësaj organizate për nisjen e aktiviteteve dhe realizimit të qëllimeve të mira të saj në vendin tonë. Organizatat të cilat kanë për synim rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe sjelljen e përvojave të mira në Republikën e Kosovës janë të mirëseardhura dhe ministria i mirëkupton dhe i përkrah, ka vlerësuar ministrja. /arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...