Google ADS

Ish-basketbollisti do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, KOK mbulon shpenzimet

15:31 | 19 Qershor 2020
A. B.

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim të mbështesë rrugëtimin e ish-basketbollistit, Fikret Shatrit, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë.

Fikret Shatri, ish-basketbollist i Prishtinës, do të vrapojë 257 km me moton: “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

KOK do të mbulojë të gjitha shpenzimet e Shatrit që lidhen me këtë udhëtim.

Ai do të niset më 2 korrik nga Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim në ora 18:00, derisa në Tiranë pritet të arrijë më 4 korrik.

45-vjeçari nga Istogu njihet për vrapime të gjata, derisa gjatë pandemisë së Covid-19 kishte vrapuar nga Prishtina deri në Istog.

Të ngjashme