Britania publikon kategoritë e popullsisë që do të vaksinohen të parët!

15:22 | 19 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Qeveria britanike ka bërë publike se cilat kategori te popullsisë do te vaksinojë fillimisht me vaksinën e re anti-covid.

Sipas Ministrit britanik te Shëndetësisë, do te jenë punonjësit e Shëndetësisë, banorët mbi 50 vjeç e sipër si dhe te sëmurët me me sëmundje te zemrës dhe veshkave. Kompania farmaceutike AstraZenika, ka filluar ndërkohë prodhimin e vaksinës ne bashkëpunim me shkencëtarët e Oksfordit.

Ne një shenjë te qartë se vaksina anti-covid është pas kthesës, qeveria britanike njoftoi se punonjësit e vijës se frontit te shëndetësisë , banorët mbi 50 vjeç e sipër dhe te sëmurët me me sëmundje te zemrës dhe veshkave, do te jenë te qartë qe do vaksinohen, ndërkohë qe gara botërore per gjetjen e vaksinës vazhdon e ethshme dhe ku britanikët janë ne paranojë.

Lajmi vjen ne kohën kur shkencëtarët e IMPERIAL COLLEGE LONDON, janë ekipi i dytë britanik që filluan eksperimetimin e vaksinës tek njerëzit.

Sakaq, gjigandi farmaceutik AstraZeneca, ka filluar ndërkohë prodhimin e vaksinës premtuese e cila është prodhuar nga shkencëtarët e Oksfordit dhe testuar ne Britani. Ndërkohë ne Britani është shënuar vdekje e viktimës me te re ne moshë, një foshnje 13 ditëshe pa patologji ekzistuese.

Britania aktualisht ka rreth 42 mije e 300 viktima nga Covid -19, por është mëse e dukshme se pandemia po shuhet dhe Britania e Madhe është duke iu rikthyer me shpejtësi normalitetit./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme