Dushan Janjiq vlerëson se Rusia dëshiron një zgjidhje për Kosovën ku do të ishin në paketë edhe ato për Bosnjë-Hercegovinën dhe Ukrainën.
Kështu, Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike, i ka komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, që dje qëndroi për vizitë në Serbi.
Janjiq në një prononcim për TV N1 tha se Lavrov përsëriti qëndrimet e njohura të Rusisë, por për herë të parë këshilloi Beogradin që të mos nxitojë me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
“Nga fundi i ekspozesë tha se Moska në veçanti do të mbështesë serbët që punojnë për interesa të serbëve. Nëse përkthimi është i saktë (nga rusishtja v.j.), për çka do ta konfirmojmë, do të ishte logjike të mendohet për udhëheqjen e Serbisë. Por edhe të mendohet për udhëheqjen e Serbisë, qartë se mendon se dikush nuk po punon për interesat e Serbisë dhe me këtë i është dërguar mesazhi se nuk do të ketë mbështetje. Ky është intervenim direkt në politikën e brendshme të Serbisë”, ka thënë Janjiq, përcjell “Slobodna-bosna” të premten. Sipas tij, Lavrov ka dërguar në Beograd mesazhin se Ivica Daçiq duhet sërish të jetë pjesë e Qeverisë së Serbisë.
Janjiq u ndal edhe te prania e anëtarit të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik në Beograd, ku ishte në takim me Lavrovin. Sipas tij, ekziston koncepti rus që çështja e Kosovës të futet në një paketë me Bosnjën, e sipas tij, pyetja “e rastësishme” e gazetarit të “Komersantit”, e bën të besojë se edhe Ukraina është pjesë e kësaj pakete.
Janjiq ndërkohë ka thënë se i beson emisarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe se në takimin e 27 qershorit në Washnigton do të bisedohet për çështje ekonomike, por edhe do të përgatitet terreni për arritjen e një marrëveshje politike gjatë muajit gusht.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...