Google ADS

5 të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë, 30 me oksigjenoterapi

11:27 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Pesë person atë prekur me Covid 19 janë në gjendje të rëndë.

Kështu ka bërë të ditur Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), shkruan arbresh.info.

Në njoftim thuhet gjithashtu se në këtë klinikë janë të shtrirë 65 persona të prekur me Covid 19, ndërsa 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), sipas raportit 24 orësh janë të shtrirë 79 pacientë.

Prej tyre, 65 raste janë me Covid-19 pozitiv, 5 prej tyre në gjendje stabile lirohen për vetizolim në shtëpi.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.

Nga 65 rastet e konfirmuara me Covid-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme