Naser Ramadani kritikon Komisionin e Shëndetësisë: Nuk ka kushtet për mbajtje të mbledhjes

11:09 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Komisionin ku po raportohet për gjendjen e krijuar në vend pas rasteve me Covid 19 nuk ka po respektohen rekomandimet e nxjerra për ruajtje të distancës.

E Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës ka thënë se kjo zyrë nuk i plotëson kushtet pasi nuk mund të realizohet hapësira prej 1.5 metër

“Ky komision nuk i plotëson kushtet, janë ulur afër njeri tjetrit e disa i heqin maskat nuk ka kushte për të vazhduar”, ka thënë ai

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit e edhe i anëtarëve të Komisionit të cilët thanë se për momentin ky komision nuk mund të mbaj mbledhjen në një hapësirë tjetër.

Ndryshe Ramadani së bashku më Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj të raportojnë para Komisionit të shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme