Zemaj flet për donacionet në kohën e pandemisë

10:51 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë kohës së pandemisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë disa donacione për të përballuar gjendjen më COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arnend Zemaj tregoi vetëm për programin farmaceutik kanë marr donacion mbi 4 milionë euro ndërsa tregoi edhe për pagesën ekstra të punëtoreve shëndetësor.

“Financimi i MSH-së ka marr donacion për programin farmaceutik për furnizim prej 4 milionë euro si dhe 102 mijë euro për punëtorët shëndetësor për dy muaj nga 300  euro”.

Këto komente Zemaj i bëri para Komisionit të Shëndetësisë ku u ftua për të raportuar rreth mobilizimit të pandemisë COVID-19./arbresh.info//arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme