Bursat europiane përfunduan sot njëzëri në vlerat më të ulëta, në një seancë pritjeje, ku pasiguritë në lidhje me gjendjen shëndetësore këtë herë morën përparësinë mbi efektet e politikave mbështetëse.
Bursa e Frankfurtit, e ndikuar rëndë nga rënia e ofruesit të shërbimit të pagesave “Wirecard” (-61,82%), humbi me -0,81%, ndërsa Parisi ra me -0,75%, Londra -0,47%, Milano -0,51% dhe Madridi -1,18%.
“Shqetësimet për shëndetin kanë tronditur besimin e tregut”, tha David Madden, analist në CMC Markets.
Edhe tregjet amerikane të aksioneve nuk u paraqitën në formë të shkëlqyer.
Mesatarja industriale e Dow Jones ra me -0,40%, ajo e indeksit të gjerë S&P 500 me -0,29% dhe Nasdaq me -0,02%.
Shqetësimet për evolucionin e pandemisë mbeten akute në disa vende të planetit, përfshirë Azinë Juglindore, Indinë dhe madje edhe SHBA-në, ku 20 000 raste të reja vazhdojnë të zbulohen çdo ditë.//ATSH
Biden: Nuk besoj se do të ketë një luftë gjithëpërfshirëse n...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Andi Pajazitit
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në SHBA
Deschamps publikon listën e Francës për ndeshjet e tetorit, ...
IKSHKP rekomandon që të mos konsumohet uji nga Liqeni i Bado...
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet