Vendosja e maskës mbrojtëse me qëllim të parandalimit të koronavirusit është bërë e obligueshme në tri qytetet më të mëdha të Turqisë.
Kjo erdhi si pasojë e numërit në rritje të personave të infektuar me Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Maska është e detyrueshme në Stamboll, Ankara dhe Bursa, si dhe në 47 nga 81 provincat e Turqisë.
Që nga heqja e masave të rrepta, hapja e restauranteve, palestrave, plazheve dhe muzeve, në Turqi është rritur numri i njerëzve me Covid-19.
Ministria e Brendshme njoftoi se shtetrrethimi do të kthehet për disa orë gjatë kësaj fundjave, pasi miliona nxënës do t’i nënshtrohen testeve parauniversitare.
Ministri i Arsimit tha se maska dhe dezinfektues janë vendosur në shkolla, ndërsa dhomat e provimeve janë dezinfektuar dhe dekoruar në përputhje me udhëzimet për distancimin shoqëror.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ditëve të fundit në Stamboll kanë rezoltuar të infektuar me Covid-19 rreth 600 persona në ditë. Në kryeqytetin, Ankara, ka midis 127 dhe 177 infeksione të reja në ditë në një muaj, dhe ky numër po rritet.
Turqia ka raportuar më shumë se 184,000 raste të konfirmuara dhe 4,882 vdekje nga koronavirusi që nga muaji mars, duke përfshirë 21 vdekje dhe 1,304 të infektuar në 24 orët e kaluara. Numrat e fundit tregojnë një rritje të numrit të njerëzve që kanë nevojë për kujdes intensiv./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën